Ronaldo i paralajmëron të gjithë: Rruga ime s’ka mbaruar, do të luajë në Euro 2024

Cristiano Ronaldo ka bërë të ditur se nuk po e planifikon pensionimin nga kombëtarja e Portugalisë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo ka zbuluar planet e tij për të ardhmen me kombëtaren e Portugalisë.

Shumë zëra insistonin se Kupa e Botës në Katar do të jetë angazhimi i fundit i CR7 me kombëtaren e tij, por lojtari ka bërë të ditur se ka sytë kah Euro 2024.

“Ka qenë rrugë e gjatë, por unë do të doja të shfrytëzoja mundësinë të them se rruga ime nuk ka mbaruar akoma. Ndihem i motivuar, ambicia është e lartë”, ka thënë Ronaldo, transmeton lajmi.net.

“Jam në seleksion dhe jam me shumë lojtarë të rinj dhe unë dua të jem pjesë e këtij Kampionati Botëror dhe Euro 2024 po ashtu, them tani”, shtoi ylli i Man United.

Ronaldo po shkon drejt moshës 37-vjeçare. Nëse ndjek këtë ritëm, ai do të kapë shifrën e 200 paraqitjeve me kombëtaren e tij.