Zyrtare: Malo Gusto i bashkohet Chelseat

Malo Gusto, mbrojtësi i djathtë është lojtari më i ri i ‘Bluve’ të Londrës.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi, me anë të një njoftimi, transmeton lajmi.net.

Malo Gusto i bashkohet Chelseat me një marrëveshje deri në qershor 2030 dhe do të kalojë pjesën e mbetur të sezonit në formë huazimi te ekipi nga ku edhe është blerë Lyon.

Londinezët kanë paguar 30 milionë euro plus shtesat për francezin.

Testet mjekësore janë përfunduar, ndërsa ai do t’i bashkohet ekipit të Chelsea në korrik.