Shkëlqen LeBron James, por LA Lakers mposhten nga Boston Celtics

Los Angeles Lakers kanë pësuar humbjen e radhës.
Ata u mposhtën 121 – 125 nga Boston Celtics, shkruan lajmi.net.

Pavarësisht që në këtë takim shkëlqeu ylli i Lakers, LeBron James, ata nuk arritën të regjistrojnë fitore.

Ndeshja në mes tyre ishte tejet interesante, duke përfunduar kështu në fund me rezultat të barabartë.

Koha shtesë më pas vendosi fituesin e këtij takimi, e që aty më vendimtar ishin Boston.

LeBron James udhëhoqi ekipin e tij me plot 42 pikë të shënuara, bëri nëntë kërcime dhe dhuroi tetë asistime.

Kurse, për Boston i dalluar ishte Jaylen Brown me 37 pikë, nëntë kërcime dhe tri asistime.

I mirë në parket për skuadrën fituese ishte edhe Jayson Tatum, ai shënoi 30 pikë, bëri 11 asistime dhe katër kërcime.

Për Boston kjo ishte fitorja e 35 nga 51 ndeshje, dhe numërojnë vetëm 15 humbje.

LA Lakers në 50 ndeshje sa kanë zhvilluar gjithsej këtë edicion në NBA kanë 23 fitore dhe 27 humbje.