Zyrtare: Krunic rinovon me Milan

Rade Krunic ka rinovuar kontratën e tij me Milanin.

Skuadra e Milan mund të llogarisë në shërbimet e Rade Krunic edhe për tri vite të tjera.

Faqja zyrtare e ‘Rossoneri’ ka njoftuar për finalizimin e marrëveshjes me Krunic.

Kontrata e re parashihet ta mbajë lojtarin në ‘San Siro’ deri më 30 qershor të vitit 2025.

Rade kaloi te Milani në vitin 2019 dhe është paraqitur në 91 ndeshje me klubin ‘Rossoneri’.