Fury refuzon propozimin e Joshua – dyshja s’po pajtohen për 2 javë, ‘Gypsy King’ propozon 3 dhjetorin si datë

Tyson Fury dhe Anthony Joshua po negociojnë jo-formalisht një duel të mundshëm mes tyre.

Ditë më parë, Tyson Fury përmes një video të publikuar në Twitter i propozoi Joshuas një duel për titullin e kampionit WBC, ftesë së cilës Joshua iu përgjigj pozitivisht.

Në mesazhin e dytë, Fury propozoi një ndarje prej 60-40 të fitimeve, dhe edhe kjo u pranua nga AJ.

Por, dyshja po kanë mospajtime sa i përket datës kur duhet të zhvillohet meçi.

Joshua ka thënë se s’do të jetë gati deri në fundin e dhjetorit, duke propozuar 17 dhjetorin si datë të mundshme.

Me këtë nuk pajtohet Tyson Fury, kampion në fuqi, i cili propozon 26 nëntorin ose 3 dhjetorin si datën më të largët.

‘Wembley’ në Londër ose Cardiff mund të jetë vendi ku zhvillohet dueli, nëse dyshja arrijnë të formalizojnë marrëveshjen. Joshua ka kohë deri sonte pas mesnate që të pranojë ofertën për dy datat e lartpërmendura.