Zyrtare: Inter nënshkruan me Bellanova

Interi ka fituar garën për Bellanova.

Skuadra ‘Zikaltër’ ka njoftuar pak minuta më parë për arritjen e marrëveshjes me Raoul Bellanova, transmeton lajmi.net.

Anëtari i Cagliari vendosi që t’i bashkohej Interit, ndonëse në garë për të ishin edhe skuadra të tjera italiane.

Marrëveshja është arritur për një huazim, por me obligim blerjeje të përhershme në fund të huazimit.