Milan nuk dorëzohet në garën për Renato Sanches

Milan po vazhdon ta ketë Renato Sanchesin si objektiv për merkaton.

Skuadra italiane lidhet me lojtarin portugez tash e disa muaj dhe përkundër përfshirjes së PSG në garë, ‘Rossoneri’ nuk janë dorëzuar.

‘Sky Sport Italia’ bën të ditur se shpresat e Milan janë akoma të larta, pasi PSG s’ka akoma marrëveshje me Lille, për kartonin e lojtarit, përcjell lajmi.net.

Portugezi shihet si lojtari i duhur për të zëvendësuar Franck Kessie, i cili iu bashkua Barcelonës si lojtar i lirë.

Milan nuk paguan më shumë sesa 18 milionë euro, përfshirë bonuset, kurse PSG janë të gatshëm të paguajnë afër 30 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse dëshira e lojtarit do të vlejë më shumë për Lille sesa paratë që ofrojnë PSG.