Zyrtare: Dele Alli ka kompletuar kalimin te Evertoni

Evertoni ka arritur që në minutat e fundit të afatit kalimtar të transferojë Dele Allin nga Tottenhani.

Mesfushori anglez e kompletoi kalimin te Toffes, duke u prerzantuar vetëm formalisht nga klubi.

“Everton ka përfunduar nënshkrimin e mesfushorit Dele Alli nga Tottenham Hotspur në një kontratë dyvjeçare e gjysmë deri në fund të qershorit 2024”, thuhet fillimisht në njoftim.

“Reprezentuesi anglez, i cili luajti 269 herë dhe shënoi 67 gola për Spurs pasi u bashkua në shkurt 2015, është transferimi i parë i përhershëm i trajnerit të ri të Evertonit, Frank Lampard – pas një huazimi për Donny van de Beek nga Manchester United në ditën e fundit të afatit të janarit”.

“Dele potencialisht mund të bëjë debutimin e tij në Everton në ndeshjen e Ligës Premier në Neëcastle United të martën e ardhshme”, thuhet më tej në njoftim.