Reagon Laureta Zyba, konkurrentja e Për’puthen e përfolur për të kaluarën e errët të saj

Flasim për Laureta Zybën vajzën nga Suhareka e cila po përflitet mjaft shumë në mediat rozë.

 

E kjo për arsye të Lauretës në një akt kriminal para disa viteve kur kishte qenë e kërkuar edhe nga Interpoli.

Por jo vetëm. Zyba ka qenë edhe ish e dashura e Vali Corleones, emrin e të cilit e kishte tatuazh në qafë.

E përfolur shumë për të kaluarën e saj me të hyrë në Për’puthen, Laureta nuk e nisi edhe këndshëm këtë aventurë.

Tutje ajo ka bërë një status në instagram duke përmendur edhe të kaluarën që sipas saj ajo mbetet veç eksperiencë.

“Paqe, Dashuri, shëndet në jetë kjo ka rëndësi se të kaluarën mbetet vetëm eksperiencë, ju rujt Zoti”, ka shkruar Zyba.

Theksojmë se dje lidhur me lajmet për Lauretën ka reaguar edhe autorja e programit, Olsa Muhameti:

“Ma keni nisur kaq shumë këtë lajm…Sigurisht që Laureta na i kishte treguar në audicione të shkuarën e saj, ajo që lexohet në dokumenta të paktën. Si çështje serioze do ta trajtojmë në Prime, ama unë kam një pyetje për të gjithë ju. A meriton një qënie njerëzore të ketë një shans të dytë në jetë? Unë mendoj që Po! “Për’puthen” nuk është një prohram vetëm dashurie, ne duam të japim dhe mesazhe e pse jo mundësi të dyta në jetë…Shpresoj i tillë të jetë rasti i Lauretës në fund…”,- ka shkruar Olsa. ,- ka shkruar ajo./Lajmi.net/