ZYRTARE: Carlo Ancelotti trajner i Everton

Nuk ka kaluar shumë kohë që pas shkarkimit nga Napoli dhe Carlo Ancelotti ka gjetur punë të re.

Ish trajneri i disa skuadrave të mëdha evropiane, ka arritur marrëveshje me Evertonin.

Skuadra e Premierligës përmes sajtit zyrtar të klubit ka konfirmuar Ancelottin si trajner të ri të tyre.

Ancelotti me Evertonin ka nënshkruar kontratë prej katër vite e gjysmë.