Transfermarkrt që merret me vlerën e çdo lojtarit nëpër botë, ka përditësuar së fundmi edhe vlerën e lojtarëve tanë.
Milot Rashica që luan aktualisht të Werder Bremeni, është lojtari me vlerën më të lartë nga lojtarët e ‘Dardaënevë’, me 35 milionë euro.
Pas tij vije sulmuesi i Fenerbahces, Vedat Muriqi, që ka një çmimi prej tetë milionë euro, e një milionë më pak e ka Florent Hadërgjonaj.Kapiteni i Përfaqësueses, Amir Rrahmani është në vlerën e gjashtë milionëve, ndërsa pas tij renditen, Arbër Zeneli, Bersant Celina e Valon Berisha me pesë milionë euro.
Një rritje në vlerë ka shënuar edhe Idriz Voca, që ka kapur vlerën e katër milionë eurove në tregun e transferimeve.