Tekniku italian ka marrë drejtimin e Everton, duke zëvendësuar të shkarkuarin Marco Silva.
Ancelotti është deklaruar i lumtur me marrëveshjen e arritur me Everton.
“Jam i ngazëllyer për të ndarë lajmin që i jam bashkuar Evertonit dhe jam i lumtur që rikthehem në Premierligë dhe do të jem pjesë e këtij klubi historik. Faleminderit për besimin në mua”, ka deklaruar Ancelotti.
Ish trajneri i Milanit, Real Madridit, PSG, Chelsea dhe së fundi Napolit, ka nënshkruar me Everton për katër vite e gjysmë.