Zyrtare: Argjentina ia rinovon kontratën Lionel Scalonit

Lionel Scaloni ka rinovuar kontratën me Argjentinën.

Scaloni do të jetë trajner i Argjentinës edhe pas Kupës së Botës 2022, përcjell lajmi.net.

AFA ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes për rinovim kontrate me trajnerin Scaloni.

Lionel Scaloni do të jetë pjesë e Argjentinës deri në vitin 2026.

“Jam i lumtur të njoftoj se jemi pajtuar të rinovojmë kontratën e Scaloni deri në Kupën e Botës 2026”, ka thënë presidenti i AFA, Claudio Tapia.

Scaloni aktualisht ka një skuadër me një formë të shkëlqyer. Argjentina numëron ndeshjen e 35 radhazi pa humbje.