Tite: Tunizia tentoi ta lëndonte Neymarin para Kupës së Botës

Selektori i kombëtares së Brazilit, Tite ka dhënë disa komente pas ndeshjes ndaj Tunizisë.

Skuadra kombëtare e Tunizisë ka bërë një lojë mjaft agresive ndaj Brazilit, dhe sipas trajnerit brazilian, kjo ishte e paarsyeshme.

Tite beson se skuadra e Tunizisë bëri një lojë aq agresive, duke tentuar ta lëndonin Neyamrin para Kupës së Botës.

“Loja në fushë – e dinim se do të ishte kompetitive, por s’e imagjinoja lëvizjen që ndodhi ndaj Neymar. Është një lëvizje që e përjashton lojtarin nga Kupa e Botës”, ka thënë Tite, transmeton lajmi.net.

“Shpirti kompetitiv nuk lejon të luash një miqësore pa përplasje emocionale, kështu që ne donim të përgatiteshim dhe ne rrezikuam, po. Por, kështu vendosëm”, shtoi tutje ai.

Brazili mori një fitore 5:1 ndaj Tunizisë, në një ndeshje që u përcoll me disa skandale.