Zudi Koka zgjedhet kryetar i degës së ASH-së në Çair

Pas një procesi të hapur parazgjedhor në Çair në lokalet e Hotel Bushi u mbajt kuvendi zgjedhor i degës së Çairit pranë Aleancës për Shqiptarët me ç’rast u zgjodhen strukturat e reja të degës së Çairit, njoftuan nga ASH.

“Këtij kuvendi i cili zgjati më shumë se dy muaj i paraprinë anëtarsimet e reja ku u vërejt një entuziazëm i shtuar për aderime të reja që është shprehje e politikave të drejta dhe konfirmim i ASH-së si force politike e së ardhmes.

Ky proces rezultoi me 637 anëtarsime të reja të cilat gjatë një procesi demokratik në bazë te kriteriumeve statutore u zgjodhën përfaqësusesit e nëndegëve për kuvendin e degës”, thuhet në njoftim.

Në garë për Kryetar dege ishin dy kandidat Zudi Koka dhe Reshat Kamberi.
Me votim të fshehtë, nën mbikqyrje të komisionit prej 5 anëtareve të komisionit zgjedhor me shumicë votash për Kryetar dege u zgjodh Zudi Koka afarist nga Çairi. Poashtu u zgjodh edhe kryesia e degës dhe u propozuan anetarët e Kuvendit Qendror nga dega e Çairit.

“Kuvendin e degës e përshendeti me një fjalë rasti Kryetari i ASH-së z. Ziadin Sela duke i faleminderuar anëtarët, aktivistët, komisionin për rolin e tyre në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Poashtu, thirrja e Kryetarit ishte për bashkëbisedim të vazhdueshëm me qytetarët, per vazhdimin e procesit të konsolidimit të vazhdueshëm të strukturave partiake”, njofton ASH e Çairit.