Pyetje të deputetëve në Kuvend

Parashtrimi i pyetjeve të deputetëve është në rendin e ditës të seancës së sotme të 27-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç u njoftua nga kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi në takimin e djeshëm me gazetarët, seanca do të mbahet sipas procedurës së zakonshme për pyetjet e deputetëve, ndërsa përparësi do të kenë deputetët nga opozita të VMRO-DPMNE-së, Aleancës për Shqiptarët dhe të “Levicës”.

Çdo pyetje e tretë në seancë, e cila do të fillojë në ora 11, do të jetë nga deputetët e shumica parlamentare, respektivisht nga LSDM dhe BDI.