“Zot zëvendëso shoqërinë e rreme me para”, Ledjana hedh ‘thumba’ përmes imazheve të fundit

Ledjana Prenga është njëra ndër ish-konkurrentet më të përfolura të “Përputhen”, shkruan lajmi.net,

Romanca e saj e zhurmshme me Mevlanin, një tjetër ish-konkurrent i “Përputhen” ka bërë bujë në media tash e disa kohë.

Ajo është aktive në rrjete sociale me postime të ndryshme dhe së fundi si duket ka vendosur t`i dedikojë një postim shoqërisë së rreme.

Ajo pozoi për kamerën e rregulluar deri në çdo detaj teksa në mbishkrim shkroi se do të preferonte nëse Zoti do të zëvendësonte miqtë e rremë me të holla”.

 

Nuk dihet se kujt i ka drejtuar këtë thumb Ledjana por në komente ndjekësit e saj aludojnë se këto fjalë i janë drejtuar ish konkurrentëve të “Përputhen”.