Mozzik falënderon Gjermaninë pasi ai dhe Loredana arrijnë në maje të listave me këngën “Rosenkrieg”

Çifti i njohur i estradës ka lansuar në treg projektin e ri muzikor, me të cilin po pushtojnë top-listat evropiane, shkruan lajmi.net.

Kënga kaloi numrin prej 1 milion klikime në Youtube brena 14 orësh dhe deri tani ajo ka arritur të mbledhë më shumë se 5 milionë klikime.

Mozzik ishte ai i cili bëri të ditur se kënga e tyre po pëlqehet në masë të madhe në Gjermani teksa edhe është zgjedhur si kënga numër 1 në top-listat gjermane.

“Jeta është ndonjëherë kaq interesante, pasi si një djalë i vogël jetoja në Gjermani pa letra dhe duhej të kthehesha në Kosovë me familjen time .. ndërsa tani kemi një këngë numër një në Gjermani? E kupton, ju mund të ndryshoni vendndodhjen dhe përsëri të arrini në destinacionin tuaj! Faleminderit Gjermani”, shkroi Mozzik në mbishkrimin e fotografive të postuara në Instagram.

 

Reperi jo rrallë herë tregon se ai dhe vëllai i tij, reperi i njohur Getinjo, kanë kaluar sakrifica të ndryshme për të arritur ku janë sot në muzikë.