Zoran Zaev dhuron 6 motoçikleta për Policinë e Maqedonisë, Spasovski e falënderon

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot njoftoi se Fondacioni Zaev, në krye me ish-kryeministrin Zoran Zaev, i ka dhuruar Policisë 6 motoçikleta, shkruan TV21. Spasovski tha se MPB ka një aleat të fortë në Fondacionin Zaev, ndërsa falënderoi ish-kryeministrin Zaev për donacionin.

“Në emrin tim personal dhe në emër të MPB-së, falënderoj Fondacionin Zaev për këtë donacion të rëndësishëm. Siguria varet nga secili, ajo krijohet nga të gjithë aktorët shoqërorë dhe është e një rëndësie vendimtare që të njihet përgjegjësia sociale dhe më pas të veprohet në atë drejtim. Dua të theksoj se motoçikletat janë të destinuara ekskluzivisht për punën operative të shërbimeve policore”, ka shkruar mes tjerash Spasovski./tv21.tv