“Zombie Angelina Jolie” në gjendje kritike pas infektimit me koronavirus

Një vajzë që duket ‘zombie’ teksa tentoi të bëhej si Angelina Jolie thuhet se është në ventilim në Iran, pasi u diagnostikua me koronavirus ndërsa ishte në burg për aktivitetin e saj në Instagram, shkruan DailyMail.

Ylli i rrjeteve sociale Sahar Tabar, 22 vjeç, emri i vërtetë i së cilës është Fatemeh Khishvand, nga Teherani, u kritikua shumë pasi publikoi imazhin e fytyrës saj të urryer.

Por, 22-vjeçarja, avokatët e së cilës kishin kërkuar që ajo të lirohej në mes të shpërthimit të rëndë të COVID-19 të vendit, tani thuhet se është sëmurë rëndë.

Qendra për të Drejtat e Njeriut me qendër në SH.B.A. tha se një gjykatës në vend refuzoi të jepte lirimin e saj me kusht, pavarësisht faktit se koronavirusi po rritet në burgjet e vendit.

Muajin e kaluar, vendi liroi rreth 85,000 të burgosur në përpjekje për të luftuar virusin vdekjeprurës, i cili mendohet se ka vrarë mijëra më shumë sesa tregojnë shifrat zyrtare.

“Ne e shohim të papranueshme që kjo grua e re tani ka kontraktuar koronavirusin në këto rrethana ndërsa urdhri i saj i paraburgimit është zgjatur gjatë gjithë kësaj kohe në burg,” i tha organizatës të mërkurën avokati i të drejtave të njeriut Payam Derafshan.

Sahar u arrestua në tetor me akuzat përfshirë blasfemi, nxitje të dhunës, fitim të ardhurash përmes mjeteve të papërshtatshme dhe inkurajimin e të rinjve në korrupsion, njoftoi agjensia e lajmeve Tasnim.

Ajo u arrestua me urdhër të gjykatës së Teheranit, e cila merret me ‘krimet kulturore dhe korrupsionin social dhe moral’.

Ylli i mediave sociale bëri famë më 2017 pasi ajo raportohet se kishte 50 operacione për tu bërë të dukek si aktorja fituese e çmimit Oscar, Angelina Jolie.

Ajo më vonë konfirmoi se pamja e saj ishte arritur kryesisht përmes make-up dhe editimeve.

Gjykatësi Mohammad Moghiseh raportohet se ka mohuar në mënyrë të përsëritur lirimin me kusht të Saharit, edhe pse mbretëria vazhdoi të deklarojë më shumë se 70,000 raste të koronavirusit.

Në korrik, Sahar zbuloi për herë të parë dukjen e saj të mëparshme, ku krahasoi me imazhe si dukej para dhe pas operacioneve.