Zlatan shënon në ndeshjen e parë të Milanit

Nënshkrimi më i ri i Milanit, Zlatan Ibrahimovic tashmë është përdorur në fillimin e një miqësore para pjesës së dytë të sezonit dhe ka shënuar, kurse në vijë të sulmit ai është paraqitur bashkë me Suso dhe Hakan Calhanoglu

Suedesi ka luajtur nga fillimi në miqësoren kundër klubit lokal Rhodense si një ndeshje testuese prapa dyerve të mbyllura.

Qëllimi i kësaj ndeshje ishte që ish përfaqësuesi i Suedi të shihet se si është në ritmin e lojës së futbollit pas nuk ishte aktiv që nga ndeshjet e fundit të MLS në fund të tetori.

Raportohet që Ibrahimovic ka luajtur si sulmues kryesor në formacionin 4-3-3 me Suso dhe Calhanoglu në vijën e sulmit, transmeton GazetaExpress.

Kjo nuk pritet të kalojë pa pasoja për Krzysztof Piatek, i cili lidhet me një largim nga San Siro, derisa edhe Rafael Leao po ashtu nuk ka luajtur.

Kuqezinjtë kanë udhëhequr 5-0, me Ibran që ka shënuar pas një asisti nga Davide Calbria.

Calabria ishte ylli i pjesës së parë, ku shënoi het-trik, derisa Lucas Paqueta e kompletoj pjesën e parë duke shënuar.

Ibra zyrtarisht ka nënshkruar kontratë gjashtëmujore me kuqezinjtë dje, me opsion për ta zgjatur edhe një sezon tjetër.

Suedezi do ta merr numrin 21 në fanellë, do ta vesh numrin 11 për herë të parë me MIlan në fillim të kësaj dekade. /GazetaExpress/

Formacioni i Milanit kundër Rhodense: G Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romangnoli, Hernandez; Paqueta, Bennacer, Bonaventura; Suso, Ibrahimovic, Calhanoglu.