Bonez MC vendos unazën e tij në gishtin e Loredanës

Javët e kaluara, qarkulluan disa thashetheme në internet për bjonden bukuroshe, Loredana dhe reperin Bonez MC.

Thashethemet u përhapën lidhur me dy super-yjet e repit, shkruan Raptastisch, transmeton lajmi.net.

Kushdo që e ka ndjekur skenën e repit gjatë muajve të fundit, ka pasur mundësi të vërejë se Loredana ka kontakte të shpeshta me “187 Strassenbande”

Disa javë më parë, Bonez MC dhe Loredana u takuan për herë të parë dhe duket se gjithçka kaloi si duhet mes dy artistëve të repit.

Të dy, më pastaj publikuan storie të përbashkëta dhe janë takuar më shpesh nga ajo kohë. Loredana madje ndoqi nga afër koncertin e Bonez dhe publikoi pamje në rrjete sociale.

Së fundi, u publikua një video ku të dy shihen bashkë dhe një gjest i reperit bëri të dyshohet se mes tyre ka diçka më shumë sesa veç marrëdhënie pune.

Në video, Loredana mban unazën e Bonez MC. Këtë unazë ai dhe Raf Camorra e kishin bërë të njëjtë për të festuar çmimin për albumin “Palmen aus Plastik”.

Fakti që Loredana mund ta vendos unazën që reperi e ka mbajtur për 3 vjet, tregon të paktën sa miq të afërt janë bërë, nëse jo më shumë…