Rend, punë dhe disiplinë- tre fjalët me të cilat Spasovski e përshkroi punën në MPB

Rend, punë dhe disiplinë janë tre fjalët me të cilat ministri i deritashëm për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski e ka përshkruar punën në MPB.

Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk ka publikuar video ku përgjigjet në 30 pyetje të shkurtra, ndërsa në pyetjen se cili është politikani më i pëlqyer nga opozita ka përmendur Mitko Jançevin.

Më vështirë në punën e tij ka qenë respektimi i protokollit dhe masave të sigurisë.

Nga puna si njeri i parë i MPB-së, më së shumti është i kënaqur nga reformat e sigurisë, nga rikonstruuimi i 43 objekteve policore, nga furnizimi i pajisjeve dhe uniformave për nëpunësit policor dhe rritja e pagave.

Fshehtësia që askush nuk e di për të është se flet gjuhën rome, ndërsa 18 vjeçarit Oliver do t’i jepte këtë këshillë: “Bëhu i sinqertë, atë nuk mund ta merr askush”.

Ka më shumë masa që i ka ndërmarrë Qeveria për të cilat është krenar, por e ka ndarë zgjidhjen e problemit me falimentuesit.

Diçka që do të kishte dashur, ndërsa nuk ka arrit si ministër për Punë të Brendshme është të gjitha stacionet e policisë t’i bëjë energjetikisht efikas.

Replika më e mirë nga filmi është: I’ll be back, “Koha për gjëra të mëdha” është titulli që do ia jepte, nëse jeta e tij është film, ndërsa më së shumti kënaqet në shoqërimin me vajzat e tij.