Zjarre aktive në Bukoviç, Raoviç, Melniçani i Epërm, Rakle, Nikodin dhe Toplicë

Ende janë aktive zjarret në Bukoviç dhe Raoviç të Komunës së Sarajit, zjarri pranë fshatit Melniçani Epërm në Komunën e Qendër Zhupës, si dhe në zonën e fshatrave Rakle, Nikodin e Toplica në Komunën e Prilepit, njoftoi sot Nadica Rçkovska nga Qendra për Menaxhim të Krizave (QMK), transmeton Alsat. Sipas QMK-së, tashmë janë vënë nën kontroll zjarret mes fshatit Crvena Vodë dhe Shtëpisë së Alpinizmit Kitka në Komunën e Studeniçanit, ndërkaq edhe zjarri në malin Kozhuf pranë vendit të quajtur Krushë, rajoni i Gjevgjelisë tashmë është nën kontroll.