MSH: Javën e kaluar janë aplikuar rreth 50 mijë doza të para të vaksinave

Rreth 50.000 vaksina për dozën e parë janë aplikuar gjatë javës së kaluar, në të gjtihë territorin e vendit. Ministria e Shëndetësisë njofton se është vërejtur interesim i madh për imunizim nga ana e qytetarëve. Siç njoftojnë institucionet kompetente në vend gjatë dy ditëve të kaluara janë vaksinuar gjithsej 13.965 qytetarë, ndërza dozën e dytë e kanë pranuar 8.636 persona. Në total janë aplikuar 1.058.112 doza të vaksinave ndërsa janë rivaksinuar 471.728 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit, 67 përqind e popullsisë mbi moshën 70 vjeçaë janë vaksinuar të paktën me një dozë, 64 përqind mbi 65 vjeç kanë pranuar të paktën një dozë vaksine, 60 përqind e qytetarëve mbi 60 vjeç janë vaksinuar të paktën me një dozë, dhe 50 përqind e popullatës mbi 50 vjeç janë vaksinuar të paktën me një dozë vaksine. Autoritetet shëndetësore gjithashtu njoftojnë se qytetarët po vaksinohen pa termin të caktuar, në pikat ekzistuese të vaksinimit në të gjithë vendin. Procesi i imunizimit në terren po zhvillohet në të gjithë vendin, me rotacion të ekipeve mjekësore në secilin fshat, qytet dhe lagje. Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon një formë të rëndë të sëmundjes, zvogëlon mundësinë e sëmundjes dhe rezultatin e saj fatal. /SHENJA/