Dy shtetas të Shqipërisë dyshohen si fajtor për zjarret në Dibër

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka ngritur kallëzime penale ndaj dy shtetasve të Shqipërisë për zjarrvënie në rajonin e Dibrës, përcjell INA.

Prokuroria Publike në Dibër ka ngritur kallëzime penale ndaj shtetasve shqiptar L.E, 32 vjeç dhe E.C, 31, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “zjarrvënie në male”. Për ta thuhet se ata dyshohen për zjarret që shpërthyen më 13 gusht të këtij viti.