Ziyech mund të largohet nga Chelsea – Milani i interesuar për të

Hakim Ziyech mund të largohet nga Chelsea në këtë afat kalimtar.

Lojtari nuk arriti të performojë kënaqshëm që prej ardhjes së tij në “Stamford Bridge” nga Ajaxi dhe për rrjedhojë po mendohet shitja e tij.

Njëra ndër skuadrat e interesuara për të mbetet Milani, që është në kërkim të një anësori.

Marokieni mund të luajë në shumë pozita të sulmit, veçanti këto që janë shumë të mirëpritura nga “Rossonerët”, pasi, pos pozitës së anësorit të djathtë, po e vuajnë shumë edhe mungesën e një “playmaker”.

29-vjeçari nuk e ka problem t’i kryejë këto dy role, pasi edhe në të kaluarën është aktivizuar shpesh në këto pozicione.