Real Madridi po e monitoron Heung-Min Sonin e Tottenhamit

Real Madrid po e monitoron situatën e sulmuesit të Tottenhamit, Heung-Min Son.

Son ishte ndër futbollistët më të mirë në Premier League në sezonin që lamë pas.

29-vjeçari e fitoi “Këpucën e Artë” pasi shënoi më së shumti gola në ligë, së bashku me Mohamed Salah.

Sipas gazetarit Rudi Galetti, jug-koreani është në listën e shkurtër të dëshirave të “Los Blancos” për sulmin.

Son mund të luajë në të gjitha pozitat e sulmit, anipse pozicion natyral e ka atë të sulmuesit të majtë.