Ziyech do të largohet nga Chelsea, PSG-ja e Bayerni në garë për të

Po zgjerohet çdo ditë e më shumë lista e pretendentëve për ta transferuar Hakim Ziyechin.

Sipas portalit “Fichajes”, gjatë verës që vjen ylli maroken do të largohet nga Chelsea, përcjell “Gazeta Express”.

Futbollisti ofanziv ishte pranë transferimit në Paris Saint-Germain në janar, por gjithçka dështoi në momentet e fundit për shkak të disa problemeve me dokumentacione.

Sidoqoftë, ish-futbollisti i Ajaxit i ka bërë valixhet gati dhe do të largohet nga Londra në fund të këtij sezoni.

Krahas PSG-së, në garë për të është futur edhe Bayern Munichu..

Nëse arrin një ofertë e kënaqshme për lojtarin, “Blues” janë të gatshëm ta dëgjojnë atë pasi nuk llogarisin në shërbimet e tij për të ardhmen, duke e pasur parasysh se kanë transferuar shumë futbollistë dhe të tjerë që do të marrin gjatë verës.

Ziyech pëlqehet edhe nga Milani në Itali, ndërsa gjëja e vetme e sigurt është se ai nuk do të qëndrojë më në “Stamford Bridge”. /Gazeta Express/