Osimhen i pandalshëm, e rrëmben pozitën e tretë në garë për Këpucën e Artë

Victor Osimhen e konfirmoi edhe në fundjavë formën e jashtëzakonshme nëpër të cilën po kalon.

Sulmuesi i Napolit e shënoi njërin nga dy golat e ekipit të tij në fitoren ndaj Sassuolot në fundjavë, 2:0, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, kjo bëri që futbollisti afrikan të përfundojë në podium të garës për Këpucën e Artë, respektivisht në vendin e tretë, duke e lënë prapa Harry Kanen e Tottenhamit.

Osimhen i ka realizuar 18 gola, që përkthehen me 36 pikë, pasi në ligat më të forta evropiane një gol llogaritet dy pikë.

Kurse, Kane mbetet në kuotën e 17 golave, respektivisht të 34 pikëve.

Përpara Osimhen gjenden Amahl Pellegrino i Bodo/Glimt me një pikë e gjysmë më shumë dhe lideri i padiskutueshëm, Erling Haaland, i cili i ka realizuar 26 gola deri tash në Premierligë, respektivisht i ka 52 pikë.

Më poshtë mund ta shihni Top 10 të kandidatëve për ta fituar Këpucën e Artë, përkatësisht për golashënuesin më të mirë në Evropë për edicionin 2022/23. /Gazeta Express/

1. Erling Haaland (Manchester City) 52 pikë

2. Amahl Pellegrino (Bodo/Glimt) 37.5

3. Victor Osimhen (Napoli) 36

4. Harry Kane (Tottenham) 34

5. Enner Valencia (Fenerbahçe) 30

6. Robert Lewandowski (Barcelona) 30

7. Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain) 30

8. Jonathan David (Lille) 30

9. Folarin Balogun (Reims) 30

10. Kyogo Furuhashi (Celtic) 28.5