Ziyech arrin marrëveshje personale me Milanin, Maldini intensifikon negociatat me Cheslea

Hakim Ziyech me shumë gjasë do të jetë një nga përforcimet për Milan gjatë kësaj vere.

Skuadra italiane po kërkon për një lojtar ofensiv që mbuon krahun e djathtë dhe Ziyech është emri më i mundshëm aktualisht.

Mediat italiane shkruajnë për një marrëveshje personale mes klubit dhe lojtarit.

Marokeni është pajtuar për pagën që i ka ofruar Milan kurse çështja mbetet të mbyllet me Chelsea.

Maldini do të nis negociatat e tij me krerët e ‘Bluve’ për të finalizuar marrëveshjen.