Depay kushton 25 milionë euro

Barcelona me shumë gjasë do ta largojë nga skuadra yllin holandez, Memphis Depay.

Depay ishte nga më të mirët në sulmin e Barcelonës sezonin e kaluar dhe lojtari pëlqehet nga trajneri Xavi Hernandez.

Megjithatë, klubi do ta shesë kartonin e tij, për të përmirësuar situatën ekonomike.

Raportimet nga Spanja bëjnë të ditur se ‘Blaugrana’ kërkojnë 25 milionë euro për kartonin e tij.

Aktualisht nuk ka ndonjë ofertë për lojtarin dhe nuk dihet asgjë rreth destinacionit të mundshëm.

Depay i duhen hapësira para Kupës së Botës 2022, për të fituar pozitën e tij te kombëtarja e Holandës.