Zidane pas ndeshjes ka një paralajmërim për kundërshtarët

“Ishte një lojë e mirë, edhe Atalanta luajti mirë, por mbi të gjitha ishim të mirë në mbrojtje. Sapo ta kemi këtë, ne e dimë se mund të bëjmë disa gjëra të mira me topin”, tha Zidane pas ndeshjes për Skysport Italia, transmeton lajmi.net.

Francezi tutje u shpreh se skuadra e tij zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe kësisoj u kualifikuan tutje.

“Ky ishte objektivi për ne, që të kualifikohemi. Kishim një paraqitje të mirë në ndeshjen e parë, e dinim që do të ishte shumë e vështirë, ishte vërtet e vështirë, por luajtëm mirë në fund”.

Trajneri u shpreh se ata akoma nuk kanë arritur asgjë dhe është një rrugë e gjatë sikurse në Ligën e Kampionëve, ashtu edhe në La Liga.