Barcelona në pozitë të mirë për të nënshkruar me “Messin e Austrisë”

Demir, që konsiderohet të jetë sikurse Messi i ri i Austrisë, i cili luan për Rapid Vienna, përcjell lajmi.net.

Shumë klube evropiane sikurse Manchester United, Manchester city, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund janë lidhur me një transferim të mundshëm të 17 vjeçarit

Megjithatë, raportohet se klubi Blaugran e ka ndjekur që një kohë të gjatë të riun dhe dëshiron që të transferojë atë në afatin kalimtar të verës, për një shumë rreth gjashtë deri tetë milion euro.

Ai është emëruar sikurse ‘Messi i Austrisë’ për shkak të driblimeve të mira që i bën. Demir ka shënuar gjashtë gola dhe ka regjistruar dy asistime në 24 paraqitje këtë sezon.