Zidane nuk do t`i bashkohet PSG-së

Zinedine Zidane nuk do të bëhet trajner i Paris Saint Germain.

Mauricio Pochettino ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2023, por largimi i tij pritet të ndodhë gjatë kësaj vere.

Kjo pasi, argjentinasi nuk po përmbush pritshmërinë që drejtuesit kanë pasur nga ai, transmeton lajmi.net.

Duke e fituar vetëm Ligue 1 këtë sezon, pas eliminimi në 1/16 në Ligën e Kampionëve nga Real Madridi dhe ata mbetën jashtë Kupës së Francës gjithashtu.

Shumë medie në Francë raportuan së fundmi se Zidane do të marrë drejtimin e Paris Saint Germain, por nuk duket të ndodhë diçka e tillë.

Sipas ‘RMC Sport’ Zizou nuk do t`i bashkohet PSG-së, pasi ai dëshiron të drejtojë kombëtaren franceze, pas përfundimit të Kupës së Botës, Katar 2022.

Zidane deri tani në karrierën e tij ka udhëhequr vetëm Real Madridin.