Mbappe konfirmon bisedat me presidentin Macron: Biseduam, ishte këshillë e mirë

Kylian Mbappe ka pranuar se ka biseduar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron për vendimin e tij për të ardhmen.

Ylli francez ka vendosur të qëndrojë te skuadra e Paris Saint-Germain edhe për disa vite, ndonëse transferimi i tij te Real Madrid shihej si punë e kryer.

Duke folur për ‘BFMTV’, Mbappe tha se ka biseduar me presidentin Macron, por nuk ishte ai që i caktoi vendimin final.

“Ne kemi biseduar, ishte këshillë e mirë”, ka thënë Mbappe, transmeton lajmi.net.

“Unë kam shumë respekt për të, por nuk i marrë vendimet sepse më thotë ai për të qëndruar. Por, ishte një nga parametrat e shumtë”, shtoi francezi.

Mbappe do të jetë me skuadrën e PSG deri në vitin 2025.