Ziberi deklaroi se gjashtë të infektuarit e rinj janë nga Buteli, dy nga Çair dhe gjashtë tjerë nga komunat tjera

Arben Ziberi, drejtori i Qendrës për Shëndet Publik raportoi se gjashtë të infektuarit e rinj janë nga Butel, dy nga Çair, një nga Karposhi, Kisela Voda, Studeniçani, Sopishtja, Gjorçe Petrovi dhe Haraçina.

Tha se ka të infektuar në pothuajse të gjitha komunat e Shkupit, por lajmi i mirë, sipas tij, është ajo që të gjithë janë të lidhur me rastet paraprakisht të konfirmuara.

“Për shembull, nëse kujtoni ka pasur madje 20 nga një familje në Hasanbeg, dje kishim 9 nga një familje e njëjtë në Çair. Kemi nga të gjitha komunat, por lajmi i mirë është, unë do të thosha, ai që të gjithë tani më janë të lidhur ose me ndonjë paraprakisht të diagnostifikuar i cili është pozitiv. Do të thotë, të gjithë janë kontakte të tyre”, ka thënë Ziberi, transmeton MIA.

Theksoi se në territorin e Qytetit të Shkupit nga 1.100 deri më tani të testuar në kopshte, pozitive është vetëm një e punësuar. Deri më tani në kopshtet shtetërore kryhen testime edhe në kopshtet private.

“Përafërsisht në Shkup ka diku rreth 2.000 t punësuar në kopshtet sipas listave që i kemi marrë nga MPPS. Deri më tani ne jemi në 1.100 të testuar, do të thotë na presin edhe pak. Mendoj se deri në fund të kësaj jave, pasi punojmë edhe të shtunave dhe të dielave, do t’i përfundojmë kopshtet dhe në varësi të kësaj do të vazhdojë Komisioni për sëmundje infektive, ne do të vazhdojnë me skrining në grupet tjera synuese në Qytetin e Shkupit”, tha Ziberi.

Ai informoi se prej nesër ISHP në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komisionin për sëmundje infektive do të fillojë me testimin e briseve të tyre që i grumbullojnë në terren. Theksoi se ata kanë kapacitet të bëjnë deri në 50 teste në ditë.