Ziadin Sela takoi ambasadoren e Britanisë, Rachel Galloway

Sot, kisha rastin të zhvilloj një bisedë miqësore, online, me Ambasadoren e Britanisë së Madhe në Shkup, ekselencën e saj znj. Rachel Gallowey.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, me Ambasadoren Gallowey kemi folur për situatën politike në vend.
Ballafaqimi me pandeminë, i kësaj Qeverie me shëndetin publik të qytetarëve, si dhe sfidat për ta tejkaluar gjendjen e vështirsuar ekonomike të qytetarëve, kanë qenë shqetësimet të cilat i shpreha para Ambasadores Rachel Gallowey.
E informova Ambasdoren Gallowey edhe për qëndrimin e ASH-së, për formimin e Qeverisë së zgjeruar, e cila do të ishte gjithë përfshirëse për t’u ballafaquar edhe me pandeminë, por edhe me problemet politike pas Vetos Bullgare për fillimin e hapjes së negociatave me BE-në, me arsyetimin se kjo veto mund të sjellë pasoja politike, të cilat në një kohë krize ekonomike të shkaktuar nga Pandemia do të ishin të papërballueshme për qytetarët e RMV.
Gjithashtu falenderova Ambasadoren e Britanisë së Madhe, znj. Rachel Gallowey, për kontributin e saj edhe të Britanisë së Madhe në aspektin e funksionimit të shtetit ligjor, reformave në drejtësi si dhe zhvillimin ekonomik të vendit, si parakushte për ta demokratizuar vendin dhe institucionet drejt vlerave perëndmore.

Sherbimi per informim i ASH-së