Ziadin Sela nga fshatrat e Kërçovës: Rinia gjithnjë po e mbështet Aleancën, shqiptarët do të çlirohen nga monizmi

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela po i vazhdon takimet e tij me qytetarë, ai kësaj radhe ka qëndruar në disa fshatra të Kërçovës, i shoqëruar nga nënkryetari Remzi Mehmedi, deputeti Syrija Rashidi dhe kryetari i FRASH Omer Ajdini.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët ka theksuar që mbështetjen më të madhe, partia e tij e gëzon nga rinia: – përcjell news33.tv

‘Ndjehemi shumë krenarë që Aleanca gjithnjë e më shumë po mbështetet nga rinia jonë e shëndoshë e cila e ka kuptuar përgjegjësinë e momentit për të sjellë ndryshimin për të cilin shqiptarët kanë shumë nevojë. Demokracia është mundësi për të gjithë, ne si Aleancë për Shqiptarët ju kemi dhënë mbështetje ,ju kemi dhënë hapësirë dhe mbështetje rinisë tonë për tu kyçur në politikë. Shqiptarët kanë nevojë që pas gati dy dekadave të lirohen nga monizmi, nga sistemi një-partiak.’
Ai përsëri ka përsëritur qëndrimin se Aleanca për Shqiptarët do të avancojë administratorët shtetëror si një pik e rëndësishme e platformës së partisë së tij:

‘Qëllimi i Aleancës nuk ka qenë asnjëherë dhe ju garantoj se nuk do të ndodhë kurrë që të hakmerret ndaj ndonjë shqiptari, ne do të mbrojmë çdo shqiptarë të punësuar, do ti çlirojmë ata nga presioni politik që ju bëhet atyre nga BDI-ja. Administratori shqiptarë është i diskriminuar sepse nuk është avansuar edhe pse i ka përmbushur kushtet ligjore ai edhe pas më shumë se dhjetë vite ende ka mbetur në shkallën e parë si bashkëpuntor më i ri. Me ardhjen e Aleancës në Qeveri këta administratorë shqiptarë do të avansohen,do ju pranohen edhe diplomat që kanë marrë pas punësimit të tyre. Aleanca do të mbrojë ata dhe do të krijojmë kushte për punësime të reja sepse në programin tonë politik parashohim ligj për përfaqësim të drejtë, me këtë ligj do të hapen mijëraa vende pune për shqiptarët.’/news33.tv