Tanimë është e kryer, së shpejti publikohet dueti mes Tayna dhe Mozzik

Ka muaj tashmë që një bashkëpunim i tillë është paralajmëruar, shumë shpesh artistët në intervista bënin të qartë dëshirën për të bashkëpunuar në një projekt.

Tanimë vetëm mbetet të bëhet e ditur data e lansimit të duetit pasi, kënga është përfunduar, bën të ditur menaxheri i Taynës, duke thënë se është një ‘Mega hit’.

Në një postim të bërë në Instagram ai ka zbuluar edhe titullin e këngës, ‘Edhe ti’ titullohet bashkëpunimi i Tayna dhe Mozzik i cili mendohet të jetë realizuar edhe me klip.