Ziadin Sela: Janë pjekur kushtet që opozita të merr në dorë pushtetin lokal

Duke folur për pritjet në këto zgjedhje, Ziadin Sela, tha se votuesit janë ata që do të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë në këto zgjedhje lokale.

“Unë mendoj se janë pjekur kushtet që ne të marrim përgjegjësit për të menaxhuar me pushtetin lokal”, tha Sela.

Sela përmendi shembullin e Bogovinës me të cilin i garantoi ujin fshatit Siniçan, duke krahasuar mos mosrregullimin e çështjes së ujit për Tetovës.

“Ne kemi dhënë shembuj se si qeveriset me fondet. Shpesh kemi thënë ajde të krahasohemi me komunat që i menaxhojmë ne dhe BDI. Këto gjëra janë të matshme. Ne kemi pasur bllokim të vazhdueshëm nga pushteti qendror. Të njëjtat bllokime i kanë pasur kryetarët”, deklaroi Ziadin Sela. /SHENJA