Zaev pyet Mickoskin për bashkëpunimin me Selën dhe Gashin: A është koalicion për 27 Prillin?

Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski janë përplasur për rezultatet e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Që të dy shprehën bindjen se koalicionit në të cilat marrin pjesë, do të jenë fituese.

“Koalicioni me zotëri Selën dhe Gashin është koalicion kundër korrupsionit. Ai nuk është koalicion siç e quajti ai “martesë” që do të pasojë ndarje, por ai është koalicion kundër korrupsionit që më tej do të udhëheqë Qeveri dhe ajo Qeveri ka për qëllim që seriozisht të pastrojë krimin dhe korrupsionin që ndodhi 4 vitet e kaluara”, tha Mickoski.

Pas kësaj Zaev reagoi duke parashtruar në sërë pyetjesh ndaj Mickoskit.

“Zotëri Mickoski. Dua të flas për ardhmërinë dhe me të vërtetë nuk dua të shpenzoj kohën që t’ju pyes për atë çfarë e thoni dhe e dini se nuk është e vërtetë. A është koalicion për 27 Prillin ai? Bashkë qëndroni? Keni qëndrime të njëjta? A keni qëndrime të njëjta se çfarë me politikat ndërkombëtare të shtetit? Me Marrëveshjen e Prespës? Me Marrëveshjen me Bullgarinë? A keni qëndrimet e njëjta për barazinë mes shqiptarëve dhe maqedonasve?”, pyeti Zaev në duelin televiziv në Televizionin Kanal 5./TV21