Zhidan: Maqedonia ka bërë më shumë se çdo vend tjetër kandidat

Kryetari i Kuvendit Kombëtarë të Republikës së Sllovenisë, Dejan Zhedan në paraqitjen e tij para deputetëve të Kuvendit Republikan, ofroi mbështetjen e pa rezervë të Sllovenisë në rrugën euro-atlantike të Maqedonisë. Sipas tij Republika e Maqedonisë së Veriut ka bërë më shumë se çdo vend tjetër kandidat.

“Ky vend ka bërë më shumë se çdo vend tjetër kandidat tjetër, u dëshmua si shtet demokratik dhe ka përmbushur reformat e kërkuara, ka bërë shumë në raport me marrëdhëniet ndëretnike. Shpresojmë në një debat konstruktiv s i përket metodologjisë së re. Strategjia e re e përforcon besimin. Sllovenia do të ju ofroj mbështetje politike që do të jetë e nevojshme në rrugën tuaj euro-atlantike”, deklaroi Zhidan.