Zhbogar organizoi pritje me rastin e largimit të tij

Euroambasadori Samuel Zhbogar mbrëmë me rastin e largimit të tij nga funksioni ka organizuar pritje ku kanë marrë pjesë funksionarë të lartë të vendit. Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk ka shkruar se mbështetjen që ka dhënë Zhbogar, miqësia e tij, përvoja dhe durimi kanë qenë nxitje e çmueshme për punën e tyre si Qeveri. “E falënderoj për kontrubutin e tij në forcimin e bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian dhe përshpejtimin e procesit tonë paraqasës në BE”, ka theksuar Zaev. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka thënë se Zhbogari është një nga mbështetësit më të mëdhenj të vendit në rrugën për në BE. “E falenderoj për mbështetjen në periudhën e kaluar, veçmas në momentet me përballjen ndaj pandemisë së Kovid-19. Është nder që sonte kam marrë pjesë në prituen të cilin e organizoi euroambasadori me rastin e largimit të tij. BE është partneri jonë dhe bashkë vazhdojmë tutje”, ka theksuar Filipçe. Zhbogar funksionin e ambasadorit të BE-së në vend e kryen nga 1 shtatori 2016 kur e zëvendësoi ish shefin e delegacionit të BE-së, Aivo Orav. Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë dhe nënkryetar i KE-së, Zhosep Borell në qershor e ka nominuar Dejvid Gerin për shef të ri të delegacionit të BE-së për Maqedoninë e Veriut i cili duhet të vjen në vend të Zhbogarit.