Zgjidhet presidenti i ri i FSHF-së

Me 37 vota, 2 të pavlefshme dhe 4 vota për Starovën, Armand Duka zgjidhet presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, duke u shpall fitues që në raundin e parë teksa siguroi shumicën e votave.

Të pranishëm në këtë Asamble ishin 43 delegatë me të drejtë vote nga 55 në total.

Duka siguron një mandat të 6-të në krye të FSHF pas një procesi të kontestuar fuqishëm nga kandidati tjetër Dritan Shakohoxha i cili nuk ishte i pranishëm në këtë Asamble duke e konsideruar jo ligjore, jo statusore dhe fals.

Duka kishte përballë në këtë zgjedhje dy rivalë, Shakohoxhën dhe trajnerin e mirënjohur Sulejman Starova.