1) për të kundërshtuar vendimin e KRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 7.4%;
2) për të reaguar ndaj monopolit të shërbimeve të kompanisë EVN, MEPSO, ELEM dhe sjelljes jokorrekte të tyre ndaj konsumatorit;
3) për të kërkuar dorëheqjen e KRRE-së, organ që i shërben interesit të grupeve të biznesit dhe korporatave duke dëmtuar ekonominë mjaft të rënduar të qytetarëve;
4) për të kërkuar liberalizimin e tregut të energjisë elektrike me çka do marrin fund manipulimet me çmimet e energjisë elektrike.
5) për të kërkuar ulje të çmimit të energjisë elektrike për 20%,si pasojw e krizës së shkaktuar nga pandemia dhe gjendjes së rënduar finansiare të qytetarëve.
I ftojmë qytetarët që do marrin pjesë në këtë protestë ti respektojnë rekomandimet dhe masat mbrojtëse ndaj pandemisë covid19 (mbajtja e maskave dhe respektimi i distancës fizike).
Ftojmë poashtu të gjitha organizatat joqeveritare por dhe institucionet që të përkrahin dhe mbështesin organizimin e protestës me interes publik.
Organizata Joqeveritare ZANI