Ali Ahmeti ka uruar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke e cilësuar si ditë krenarie dhe kujtese kombëtare.
Ai rikujtoi rëndësinë historike të Kongresit të Manastirit të vitit 1908, i cili njësuar alfabetin shqip dhe shënoi një kthesë për identitetin, arsimin dhe kulturën shqiptare.
Ahmeti bëri thirrje për ruajtjen, kultivimin dhe afirmimin e gjuhës shqipe, duke shprehur nderim për rilindësit dhe të gjithë kontribuuesit në këtë akt historik.





