Zgjedhjet, Zaev: Do të formohet koalicioni më i madhë në histori

Kreu i Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev gjatë ditës së djeshme ka relizuar takim me krerët e partive të cilët janë pjesë e koalicionit të kryesuar nga partia e tij. Zaev tha se pritet të formohet koalicioni më i madhë në histori të vendit, që nga pavarësia.

“Do të ofrojë program që mundëson vazhdim të progresit dhe procesit të integrimeve. Në virgjilje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ky është takimi i parë me të gjithë partnerët e koalicionit të LSDM-së të cilët në mënyrë aktive merr pjesë ndërtimin dhe realizimin e masave dhe politikave që janë në interes ë qytetarëve. Atë që deri tani e kemi realizuar hasi në mbështetje të gjerë nga qytetarët dhe nga subjekte të tjera politike”, ka deklaruar Zaev në takim.

Siç njoftojnë nga LSDM-ja, partnerët e koalicionit bashkërisht kanë konkluduar se bashkëpunimi i deritanishëm në pjesën e realizimit të përcaktimeve programore është i suksesshëm.

Zaev ditë më parë deklaroi se partia e tij është e gatshme që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të garojë në koalicion edhe me partitë shqiptare. Kreu i LSDM-së tha se për këtë qëllim, fillimisht bisedojnë me BDI-në, por më pastaj me dy partitë tjera që janë pjesë e Qeverisë Alternativën dhe PDSH-në. Pohoi se është i hapur për bashkëpunim edhe me Besën dhe Aleancën për Shqiptarët