Kina do të zgjerojë importet për betejën kundër epidemisë

Ministria e Tregtisë ka bërë të ditur se Kina do të zgjerojë importet e furnizimeve mjekësore dhe mallrave bazë për të siguruar furnizimin e brendshëm në kushtet e shpërthimit të epidemisë.

Sipas saj, Kina do të përdorë aktivisht importet për të rritur furnizimin e mishit dhe prodhimeve të tjera bujqësore në tregun e brendshëm.

Ministria e Tregtisë ka kërkuar që autoritetet e pushtetit vendor të zgjerojnë importet mbi bazën e kushteve vendore, për të ndihmuar në fitimin e betejës kundër epidemisë. (Çang Çuo)