Zgjedhjet në Shtip, banorët presin vende pune dhe jetë më të mirë

Banorët e Shtipit dolën sot në votime për të zgjedhur kryetarin e ri të komunës. Zgjedhjet e parakohshme për kryetar komune erdhën pasi që kryetari i deritanishëm u emërua në një pozicion tjetër në pushtetin qendror. Qytetarët e Shtipit votojnë për njërin nga pesë kandidatët, ndërsa të gjithë premtuan se do ta bëjnë Stipin një vend më të mirë për të jetuar.

“Presim gjëra të mira, prandaj votojmë.”

“Për t’u përmirësuar gjendja për punëtorët, vende më të mira të punës, perspektivë në punë, të rinjtë të punësohen, të mos ketë sëmundje.”

“Koha do të tregojë. Varet kush do të jetë kryetar.”

“Ai që mendon për popullin do të jetë më i miri, nëse mendon për veten e tij nuk do të jetë i mirë për askënd.”

Ekipi i Alsat vizitoi qendrat e votimit në shkollën fillore “Vancho Prke”. Sipas këshillave zgjedhor, votimi u zhvillohet normalisht në përputhje me protokollet për parandalim.

Votimi zhvillohet në përputhje me të gjitha protokollet dhe Ligjin për zgjedhje si dhe sipas protokolleve për kujdesin shëndetësor për shkak të masave të jashtëzakonshme. Do të thotë, deri më tani gjithçka është në rregull”-tha Sillvana Siçeva, kryetare e këshillit zgjedhor.

Sipas informacioneve për procesin e votimit, që arritën në Komisionin komunal të zgjedhjeve. kryetarja Senka Andreeva, thotë se votimi zhvillohet pa probleme në të gjitha vendvotimet e komunës.

Ne si Komision Komunal i Zgjedhjeve së bashku me KSHZ-në, kemi marrë sasi të madhe të pajisjeve mjekësore të përshtatshme si dezinfektimi, maska, doreza, mbrojtëse, kostume, etj, tërë ajo që përfshihet në protokollin mjekësor për shkak të pandemisë me Kovid- 19 në republikë”-pohoi Senka Andreeva – Kryetare e KKZ-së – Shtip.

Në listën e votuesve në Komunën e Shtipit ka 41,777 zgjedhës që mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në 77 vendvotime.

ALSAT